Прескокни до содржината
Република Северна Македонија Република Северна Македонија

Bordi i Akreditimit në Arsimin e Lartë

Bordi i Akreditimit të Arsimit të Lartë është organ kolektiv që:

  • përcakton kushtet për kryerjen e veprimtarisë së arsimit të lartë dhe përcakton kapacitetin studimor të institucionit të arsimit të lartë;
  • miraton vendim për akreditimin e projektit për themelimin e institucionit të arsimit të lartë privat ose privat-publik të pavarur dhe njësive të tyre;
  • оvendos për akreditimin e institucionit shkencor për kryerjen e veprimtarive të arsimit të lartë të studimeve në ciklin e dytë dhe të tretë;
  • përcakton plotësimin e kushteve për organizimin e studimeve për programet e reja studimore të institucionit të arsimit të lartë;
  • vendos për akreditimin e mentorëve të studimeve të doktoratës;
  • dhe kryen punë të tjera të përcaktuara me Ligjin për Arsimin e Lartë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018).

Bordi i Akreditimit përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë, përkatësisht:

  • gjashtë anëtarë nga radhët e profesorëve të punësuar në universitetet në Republikën e Maqedonisë, të zgjedhur me votim të fshehtë nga Konferenca ndëruniversitare,
  • gjashtë anëtarë të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, nga radhët e profesorëve të punësuar në universitetet publike në Republikën e Maqedonisë. Republika e Maqedonisë, Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 82 të datës 8.5.2018 28 nga 118
  • një anëtar i emëruar nga organizata më përfaqësuese e punëdhënësve,
  • një anëtar i emëruar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë,
  • një anëtar nga radhët e studentëve të zgjedhur me votim të fshehtë nga Konferenca Ndëruniversitare.

Midis anëtarëve të Bordit të Akreditimit të zgjedhur nga Konferenca Ndëruniversitare, duhet të ketë të paktën një anëtar nga radhët e profesorëve nga secila prej gjashtë fushave kërkimore-shkencore të nivelit të parë sipas Klasifikimit Ndërkombëtar Frascati (shkencat matematiko-natyrore; shkencat tekniko-teknologjike; shkencat mjekësore dhe shëndetësia; shkencat bujqësore dhe veterinare; shkencat sociale dhe humane).

Anëtarë të Bordit të Akreditimit nuk mund të zgjidhen personat e zgjedhur si rektor ose prorektor i një universiteti, dekan ose prodekan i një fakulteti, përkatësisht drejtor i shkollës së lartë profesionale, drejtor i institucionit shkencor që ushtron veprimtari të arsimit të lartë, anëtar i Këshilli Kombëtar ose një anëtar i Bordit të Vlerësimit.

Anëtarët e Bordit të Akreditimit zgjidhen, përkatësisht emërohen për një periudhë katërvjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Me përjashtim të paragrafit të këtij neni, anëtari i Bordit të Akreditimit zgjidhet nga radhët e studentëve për një periudhë dyvjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Bordi i Akreditimit i paraqet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Këshillit Kombëtar raport për punën gjashtëmujore.

 

ANTARËT E BORDIT TË AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

 

Nr. Emri dhe mbiemri e-mail
1. Prof. dr. Marjan Gjurovski
KRYETAR
m.gjurovski@akvo.mk
2. Prof. dr. Florie Ismaili f.ismaili@akvo.mk
3. Prof. dr. Biljana Kuzmanovska b.kuzmanovska@akvo.mk
4. Prof. dr. Goce Cilev g.cilev@akvo.mk
5. Prof. dr. Sllavica Dimitrievskа s.dimitrievski@akvo.mk
6. Prof. dr. Rubin Gulaboski r.gulaboski@akvo.mk
7. Prof. dr. Violeta Cvetkoska v.cvetkoska@akvo.mk
8. Prof. dr.  Ana Daneva Markova a.daneva-markova@akvo.mk
9. Prof. dr. Jetmire Alimani Jakupi j.jakupi@akvo.mk
10. Prof. dr. Yoran Markov  
11. Angel Dimitrov a.dimitrov@akvo.mk
12. Rona Tateshi r.tateshi@akvo.mk
13. Akademiku Danqo Dimovski  
14.    
15.